Gjokutaj: Veliaj nuk është dakord, ja “hapësira” ligjore që mund të “shpëtojnë” kryebashkiakun nga shkarkimi

Avokati Genc Gjokutaj foli për procedurën që do të ndiqet për shkarkimin e kryebashkiakut në detyrë të Tiranës Erion Veliajt, i cili prej shkurti ndodhet në paraburgim, pasi akuzohet nga SPAK për disa vepra të rënda penale.
Sipas Gjokutajt rasti i Veliajt nuk mund të trajtohet si një rast i zakonshëm shkarkimi apo pezullimi nga detyra, pasi ai është një zyrtar i zgjedhur dhe për të vlejnë rregulla të posaçme ligjore.
Gjatë intervistës për Syri tv, Gjokutaj tha se Veliaj mund të “shpëtojë” nga shkarkimi pasi sipas tij nuk ndodhet në të njëjtat kushte si ish-kryebashkiakët Xhelili apo Gjici, dhe çdo procedurë ndaj tij duhet të kalojë në filtër institucional e jo thjesht penal.
Nëse Këshilli Bashkiak e shkarkon dhe ankimohet vendimi nga Veliaj, atëherë do të ngecë edhe procesi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, deri sa të ketë një vendimmarrje përfundimtare nga Gjykata Kushtetuese.
“As më shumë dhe as më pak, zoti Veliaj pavarësisht nga qëndrimi që mban nëse procesi është politik apo ligjor, ai ka anonçuar faktin që do të përballet me këtë situatë. Ajo që kuptohet është që ai nuk është dakord për shkarkimin dhe me mënyrën sesi bëhet ky shkarkim. Është e drejta e tij që ai kërkon të dëgjohet sigurisht, është si në komisionin e mandateve të Parlamentit kur kërkohet ti privohet dikujt diçka. Dëgjohet përpara.
Ajo që unë dua të them është fakti që…desha ta shpjegoj pak nga ana ligjore këtë histori. Edhe deputetët, edhe kryetari i Bashkisë, janë persona të zgjedhur. Janë personat zgjedhur të cilëve gjykata nuk mund ti shkarkojë apo pezullojë, por ti arrestojë. Nuk mund ti shkarkojë ose pezullojë nga pikëpamja procedurale, sepse ka një pengesë ligji. Kjo është vetëm për personat e zgjedhur. Dhe unë po ju citoj vetëm 3 pikat e mundshme ku këshilli bashkiak në pozicionin e propozuesit, Këshilli Bashkiak kur mundet ta shkarkojë Erion Velinë.
Pika e parë që parashikon neni 62 i ligjit 139.2015 është pikërisht ligji për qeverisjen vendore. Në nenin 62, ai thotë: kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të këshillit të ministrave, në rastet kur kryen shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjeve. Këtu flitet për rastet e flagrancës me precedentët që kemi me Xhelilin dhe Safet Gjicin. Që aty është vepruar urgjent me VKM.
Por pse nuk u vepruar me të njëjtin standard edhe me Erion Veliaj? Ata veprojnë menjëherë sipas pikës1. Pra, Kryetari i Bashkisë për shkelje të rënda Kushtetuese e të ligjeve. Por nuk është analog rasti i Veliajt me këto raste. Madje njëri nga ana, zoti Xhelili e kontestoi edhe në Gjykatë Kushtetuese dhe Kushtetuesja e rrëzoi kërkesën. Vijmë tek zoti Veliaj… Nuk jemi në kushtet e kësaj pike që të themi që ka vepruar me dy standarde, sepse Veliaj shkarkimi nuk i kërkohet përpara. Tashmë ai është në masën e sigurisë ‘arrest me burg’ dhe kjo ka shkaktuar mungesën e tij. Por nga ana tjetër, nga Veliaj dhe bashkia janë kryer veprime procedurale që e kanë zëvendësuar. Pra, ky ka deleguar pushtet”, tha Gjokutaj.