FOTO/ Rama i detyroi të shkarkonin Veliajn, këshilltarët e “gjejnë” fajin te gazetarët (Ç’NDODHI PAS MBLEDHJES)

Anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës kanë zhvilluar ditën e sotme një mbledhje në selinë e PS pas urdhrit të Edi Ramës që të nisin procedurat e shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj i cili ndodhet në qeli. Ditën e sotme ata vendosën që për shkarkimin e Veliajt të rimblidhen ditën e marë, më 23 shtator.

Mbledhja në slinë rozë drejtohej nga Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino dhe kreu i grupit socialist në Bashkinë Tiranë, Eridian Salianji.

Por pas mbledhjes, asnjë nga socialistët nuk pranoi të flasë, duke shmangur kështu dhënien e informacioneve se çfarë është diskutuar në mbledhjen me dyer të mbyllura kundër Erion Veliajt.

Për të shkarkuar Erion Veliajn, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës do të duhen 31 vota nga 61 anëtarë që janë gjithsej, numra të cilët socialistët i kanë.

Kujtojmë që në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama iu kërkoi anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak, që të shkarkonin Erion Veliaj, i cili prej datës 10 shkurt të këtij viti ndodhet nën masën e arrestit me burg të dhënë nga GJKKO.

Ligji parashikon nisjen e proceduarave të shkarkimit të kryetarit nëse ky i fundit nuk paraqitet në detyrë 3 muaj pa ndërprerë dhe duhet të marrë votat e shumicës së këshilltarëve.

Më tej vendimmarrja i takon Këshillit të Ministrave që vendos shkarkimin. Por në rast se Erjon Veliaj do të ankimonte vendimin në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditësh, vendimi do të pezullohej deri në një vendimmarrje të gjykatës. Në rast se jo, i hapet rruga presidentit Bajram Begaj të dekretojë zgjedhjet e parakohshme.

FOTO/ Edi Rama i detyroi të shkarkonin Erion Veliajn,

Megi Fino
FOTO/ Edi Rama i detyroi të shkarkonin Erion Veliajn,

Endrit Braimllari
FOTO/ Edi Rama i detyroi të shkarkonin Erion Veliajn,

Halit Valteri

Back to top button
LAJMET E FUNDIT