Foto/ Kush është shqiptari nga Shkodra që u ekzekutua në Kanada

Policia ka identifikuar shtetasin shqiptar që humbi jetën pas një të shtëne me armë zjarri natën vonë, gjatë fundjavës, në një shesh në zonën e North York. 

Ngjarja ndodhi pak para mesnatës së së shtunës, në zonën e Victoria Park Avenue dhe Sheppard Avenue East. 

Inspektori Jonathan Rose deklaroi për mediat se oficerët, pasi mbërritën në vendngjarje, gjetën një burrë që kishte pësuar plagë nga armët e zjarrit.  “U morën masa për shpëtimin e jetës, megjithatë, për fat të keq, viktima u shpall e vdekur në vendngjarje,” tha Rose.

Autoritetet e kanë identifikuar viktimën si Paulin Harusha, 43 vjeç. Vdekja e tij shënon vrasjen e 31-të për vitin 2025 në qytetin e Torontos.  Sipas policisë, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një SUV me ngjyrë të çelët, përpara se oficerët të mbërrinin. 

Detaje të mëtejshme në lidhje me të shtënat dhe identitetin e të dyshuarve nuk janë bërë ende publike.  Hetuesit u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë informacion të kontaktojnë policinë ose të raportojnë në mënyrë anonime përmes Crime Stoppers. 

The post Foto/ Kush është shqiptari nga Shkodra që u ekzekutua në Kanada first appeared on JavaNews.al.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT