Flamuj palestinezë po valëviten në Sheshin “Skënderbej”, mbahet protesta e dytë pro Gazës në Tiranë

Gjatë pasdites së sotme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, është mbajtur një protestë pro Gazës. Protestuesit, në dukje të pakët në numër, kanë mbajtur flamuj palestinezë dhe pankarta në duar.

Dhjetra protestuesit e shfaqur në protestë, kanë shpallur solidaritet me popullin e Gazës, i cili prej kohësh tashmë është në luftë me Izraelin.

Ata kanë bërë thirrje kundër vrasjes së njerëzve të pafajshëm dhe po ashtu janë mbajtur fjalime gjatë protestës.

Kujtojmë se kjo protestë, është e dyta pro Palestinës, pas protestës së mbajtur në 23 Korrik të këtij viti,një protestë masive me pjesëmarrjen e aktivistes Greta Thunberg.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT