Fatmir Mediu: “Non grata” për Berishën është kot! Mund të aplikojë për vizë në SHBA!

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka deklaruar gjatë një interviste për “Euronews Albania” se “non grata” e Sali Berishës është histori e pabazuar në fakte.

Mediu u shpreh se deklaratat e DASH ishin politike dhe jo juridike, duke theksuar se Sali Berisha mund të aplikojë për vizë për të vizituar SHBA.

“Chris LaCivita ka qenë menaxher fushate, ka pasur një kontratë për menxhim fushatee ka të ndaluar me ligj që të bëjë lobim. LaCivita ka theksuar se nuk shkon ndesh me interesat e administratës amerikane dhe që është në marrëdhënie të vazhdueshme me administratën amerikane për atë çfarë po bën në Shqipëri. Ai nuk do sakrifikonte marrëdhënien me administratën për të ndihmuar Berishën.

Non-grata është një histori kot. Menaxheri kryesor i fushatës së Trumpit ishte në krah të Berishës. Departamenti Amerikan i Shtetit ka theksuar në deklaratën tre ditë përpara zgjedhjeve që vendimmarrja për statusin non-grata është një vendimmarrje politike me të cilën ne nuk pajtohemi. Berisha është i lirë të aplikojë për vizë për të ardhur në SHBA”, tha Fatmir Mediu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT