Ermal Dredha rikthehet në Bashkinë e Vlorës, por për lamtumirën: Elisi, do të bëjë më të mirën për qytetin

Ermal Dredha është rikthyer në Bashkinë e Vlorës, por këtë herë për herë për t’u ndarë për herë të fundit me kolegët, të cilët do të vazhdojnë punët publike me një drejtues të ri siç është inxhinieri Elis Halili.

Këtë bindje ka ndarë edhe vetë diplomati dhe politikani socialist, që drejtoi qytetin e tij për disa muaj derisa vendosi të jepte dorëheqjen.

“Me bindjen dhe besimin që do të bëjë më të mirën për qytetin, i uroj Elisit dhe gjithë ekipit, punë të mbarë në mirëmbajtjen dhe zhvillimin e Vlorës së bukur”, shkruan Ermal Dredha teksa ndan fotografi nga takimi me stafin e institucionit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT