Emrat e ministrave të rinj në tryezën e Begajt, Presidenca: Po i verifikojmë me SHISH dhe “Dosjet”

Presidenca ka bërë me dije se emrat e ministrave të rinj janë dorëzuar tashmë në institucion dhe ka nisur procesi i verifikimit të tyre.

Ky proces po kryhet në bashkëpunim me Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH) dhe me Autoritet e Dosjeve, me qëllim sigurimin e transparencës dhe pastërtisë së figurës së të propozuarve.

Një natë më parë, Kryeministri Edi Rama ka dorëzuar zarfin me emrat e kabinetit të ri në zyrën e Bajram Begajt për dekretim. Kjo e ka çuar numrin në rreth 80 emërime ministrash në 4 qeveritë e tij.

Ndërkohë qeveria e re në rast dekretimi pritet të jetë:

Belinda Balluku – Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës (Rikonfirmohet në detyrë)

Albana Koçiu – Ministria e Punëve të Brendshme (Ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, zëvendëson Ervin Hoxhën)


Elisa Spiropali 
-Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (Vjen nga drejtimi i Kuvendit dhe zëvendëson Igli Hasanin)


Petrit Malaj
 – Ministria e Financave (Rikonfirmohet në detyrë)


Blendi Gonxhja –
 Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit (Vjen nga MEKI dhe pason Mirela Kumbaron që drejtonte Turizmin)


Sofjan Jaupaj –
 Ministria e Mjedisit (Mbante detyrën e zv/ministrit të Mjedisit)


Mirela Kumbaro –
 Ministria e Arsimit (Vjen nga drejtimi i Ministrisë së Turizmit)

Evis Sala – Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (Vjen nga Italia)


Delina Ibrahimaj –
 Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit (Vjen nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit)


Diella – 
Anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, në proceset qeverisëse, një mandat për të ndikuar ritmin e proceseve të qeverisjes. Diella, shërbyesja e prokurimeve publike.


Besfort Lamallari – 
Ministria e Drejtësisë (Pason Ulsi Manjën. Ky i fundit do të drejtojë komisionin parlamentar të Ligjeve)


Pirro Vengu –
 Ministria e Mbrojtjes (Rikonfirmohet në detyrë)


Andis Salla – 
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (Kryebashkiaku aktual i Cërrikut)


Ervin Demo 
– Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor (Pason Arbjan Maznikun)


Majlinda Dhuka –
  Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë (Rikonfirmohet në detyrë)

Adea Pirdeni  – Ministre e Shtetit për antikorrupsionin (Rikonfirmohet në detyrë)


Toni Gogu –
 Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin (Zëvendëson Taulant Ballën)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT