E dinë që PD do të humbasë/ Tabaku dhe Alimehmeti nuk pranojnë të kandidojnë për kryebashkiak

Çdo kandidat i opozitës do ta priste një humbje e thellë përballë një figure me shumë popullaritet siç është Ogerta Manastirliu, në zgjedhjet e parakohshme të Tiranës.

Burime të sigurta thanë për “Koha Jone” se as Jorida Tabaku dhe as Ilir Alimehmeti, dy figurat më emblatike në PD e Opozitë, nuk pranojnë të kandidojnë për kryebashkiak të Tiranës.

Aryeja është e thjeshtë, e dinë shumë të sigurt që PD-ja e Berishës nuk fiton dot kurrë përballë ekipit të Edi Ramës i cili është zotuar që do ta beje Shqiperine pjesë e Bashkimit Europian.

Konkretisht, Jorida Tabaku nuk mund të pranojë të dorëzojë mandatin e deputetes të fituar me aq shumë vështirësi, kurse Alimehmeti nuk pranon të “digjet” si figurë.

PD po kërkon figura të tjera, por deri me tani ndodhet e pa vendosur nëse do të gjejë kandidat të mirëfilltë politik, apo do të kërkojë nga shoqeria civile.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT