Durrës/ Ishte duke u larë në det, mbytet 16-vjeçari

Një 16 është mbytur aksidentalisht në det pasditen e sotme në Durrës. Sipas policisë, 16 vjeçari me inicialet E. V., banues në lagjen nr. 13 Durrës, ka qenë duke u larë në det pa mundur që të dal në breg.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në lagjen nr. 13 Durrës,

Njoftimi i policisë:

‘Durrës/Informacion paraprak/ Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13, Durrës, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi E. V., 16 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të mbytjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT