Doda “debat” me Manjën, demokratë e socialistë “buzagaz” jashtë Kuvendit, çfarë nuk u pa në kamera nga seanca plenare

Betime, ngritje kartonësh, miratime, akuza, buzëqeshje e bashkëbisedime, kështu mund të përshkruhen dy seancat plenare të mbajtur këtë të martë.
Ajo që tërhoqi më tepër vëmendje ditën e sotme ishte padyshim Jozefina Topalli, e cila u rikthye në Kuvendin e Shqipërisë pas tetë vitesh mungesë. Topalli u betua në seancën e cila drejtohej nga kreu i ri i Kuvendit, Niko Peleshi.
Gjithashtu gjatë kësaj seance u miratua Rregullorja e re e Kuvendit, e cila po ashtu hapi debat mes mazhorancës dhe opozitës si dhe iu dha “bekimi” edhe kryetarëve socialistë të Komisioneve Parlamentare.
Ndërkohë, ajo çfarë nuk u kap nga kamerat brenda Parlamentit, nuk iu ka shpëtuar fotografëve jashtë saj. Në fotot e mëposhtme shihen deputetët socialistë dhe demokratë, ku teksa bisedojnë me kolegët e tyre shfaqen buzagaz.
Ndërkohë, një tjetër moment epik që është fotografuar është ai i Mesila Dodës dhe Ulsi Manjën, të cilët duken sikur debatojnë me njëri-tjetrin.