“Do të fus në bagazh”, gazetari kërcënohet në “Selman Stërmasi” pas pyetjes ndaj presidentit të Flamurtarit

Ekipi i xhirimit të emisionit “Piranjat” është përballur me kërcënime në stadiumin “Selman Stërmasi” nga Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi.
Sipas raportimeve, operatori dhe gazetari ndodheshin në stadium teksa luhej ndeshja Tirana-Flamurtari, për të pyetur aksionerin e kompanisë “Air Albania” në lidhje me denoncimin se dy sanitare janë hequr nga puna dhe se nuk iu ishin paguar sigurimet shoqërore.
Mësohet se Sinan Idrizi ka reaguar në mënyrë të kundërligjshme dhe me sjellje arrogante e kërcënuese ndaj gazetarëve që kërkonin sqarime për shkarkimet nga puna.
Rastet e kërcënimeve ndaj gazetarëve janë të vazhdueshme ndërsa redaksia e “Piranjave” e ka denoncuar publikisht këtë sulm dhe ka bërë thirrje për reagim nga organizatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit, si dhe nga përfaqësitë diplomatike në Shqipëri.