Do humbisni pronësinë e makinës! Shefja e Policisë “ultimatum” qytetarëve: Keni 30 ditë kohë…

Policia Bashkiake në Tiranë ka nisur një aksion për të konfiskuar makinat e braktisura në rrugët e kryeqytetit.
Përmes një marrëveshje mes Policisë Bashkiake dhe Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, automjetet e braktisura do të konfiskohen, ndërsa pronarët e tyre, kanë 30 ditë kohë nga momenti i njoftimit për të lëvizur makinat.
Shefja e Policisë Bashkiake, Elona Lalaj, ka deklaruar se nëse pronarët e mjeteve nuk reagojnë, makinat do të sekuestrohen.
“Duke qenë se hapi i parë ishte njoftimi i drejtuesve do t’u lihet një afat 30 ditor, pra afati për lëvizjen e këtij mjeti është një mujor. Pas këtij afati, njëkohësisht ne si polici bashkiake jemi në korrespodencë. Pasi te jenë ezauruar të gjitha këto hapa nga policia bashkiake dhe është konstatuar se poseduesi nuk e ka lëvizur mjetin, atëherë do ndërhyjë dhe do të ngrejë mjetin për të cilën kemi nënshkruar marrëveshje.”-shprehet Elona Lalaj, drejtore e Policisë Bashkiake.
Pronari i automjetit të braktisuar nëse nuk reagon, humbet të drejtën e pronësisë dhe makina konsiderohet e konfiskuar, duke i kaluar agjencisë.