Del VIDEO / Momenti kur Ragip Gila largohet me BMW në mes të Shkodrës pas masakrës

Këto janë pamjet kur autori Ragip Gila 29 vjeç largohet me makinën tip BMË, që ia vodhi një qytetari nën kërcënimin e armës, pasi kishte kryer masakrën me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur në Shkodër.

Në këtë video duket qartë makina tip BMW ngjyrë gri (në rreth të kuq), e cila drejtohet nga Ragip Gila, dhe qarkullon në mes të Shkodrës në tentativë për t’u arratisur pas krimit të rëndë.

29-vjeçari u largua me makinën BMW deri në lagjen Skënderbeg. Për shkak të ndjekjes nga policia, bëri aksident duke u përplasur me disa mjete.

BMW-në e braktisi dhe u largua në këmbë duke tentuar të kalonte lumin Kir. Por aty u kap nga forcat Shqiponja.

Ragip Gila vrau 2 persona dhe plagosi 2 të tjerë mëngjesin e kësaj të hëne (8 shtator) në një lokal pranë bashkisë së qytetit. Ai ishte i armatosur me dy armë dhe antiplumb.

29-vjeçari mbërriti para lokalit me një motor. Hyri brenda lokalit dhe hapi zjarr duke shkaktuar masakrën. Më pas doli nga dera e dytë e lokalit dhe eci në këmbë për disa metra, pasi motorin e kishte braktisur.

Nga kjo masakër me armë mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi). Ndërsa u plagosën Erogen Brajoviç alias Erogen Vaso, dhe kamerierja 25-vjeçare e lokalit ku ndodhi masakra.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT