Çudira në Fakultetin e Mjekësisë, pedagogu në komision vlerësimi i vendos notën 10 të birit! Çështja shkon në Prokurori (DETAJE)

Gazetari Osman Stafa ka publikuar në rrjete sociale një procesverbal vlerësimi provimi, ku pedagogu Gëzim Xhepa pjesë e komisionit, ka vlerësuar me notën 10 studentin Albion Xhepa i cili rezulton të jetë djali i tij.

Rasti në fjalë është referuar në Prokurorinë e Tiranës për konflikt interesi ndërsa pyetjet që ngrihen janë të shumta.

Gazetari Stafa ngre shqetësimin e nuk bëhet fjalë vetëm për një notë në letër, por për standarde që përcaktojnë se cilët mjekë do të mbajnë nesër në dorë jetën e pacientëve, duke qenë se emërimet bëhen në bazë të mezatares.

Statusi i plotë i gazetarit

Në një procesverbal provimi të Fakultetit të Mjekësisë, pedagogu vlerëson djalin i tij. Rasti qënka referuar në Prokurorinë e Tiranës për konflikt interesi.

Nuk dua të paragjykoj: djali mund ta ketë merituar realisht notën 10. Por fakti që babai i tij ishte pjesë e komisionit e zhbën vlerësimin real.

Pyetje:
A mund të jetë një prind objektiv në vlerësimin e fëmijës së tij?

A nuk duhej që vlerësimi të bëhej nga një pedagog tjetër, për të shmangur çdo dyshim?

A është kjo e drejtë në raport me studentët e tjerë?

A ka pedagogë të tjerë mjekë, që vlerësojnë fëmijët e tyre, apo ky është rast i mbyllur?

A lejohet një praktikë e tij dhe a konsiderohet normale nga Fakulteti i Mjekësisë?

Dihet që shumë mjekë, duan që fëmijët të jenë trashgimtarë të profesionit. Por nëse s’ka, pse nuk e ka vendosur një rregullore Fakulteti, që ata mjekë që kanë fëmijët e tyre studentë të mjekësisë, s’mund t’i vlerësojnë ata.
Sepse kur hapet nesër vendi i punës, mesatarja luan rol vendimtar në punësim. S’ka lidhje me rastin. Por pse një djalë apo vajzë e një mjeku, merr 10-të (ndoshta të pamerituar) dhe ai studenti tjetër që e merr me meritë 9-ën, të jetë pas këtij të parit në radhën për punësim. A është e drejtë kjo?

Dhe vetë drejtuesit e Fakultetit të Mjekësisë (firmat në fund të letrës) e legjitimojnë këtë praktikë.
Këto nuk janë thjesht “nota” në letër. Janë standarde që përcaktojnë nesër cilët mjekë do të mbajnë në dorë jetët e pacientëve. Ky është halli im!

Çudira në Fakultetin e Mjekësisë, pedagogu në

Back to top button
LAJMET E FUNDIT