Bullizimi në shkolla problem global, Dorina Mema i tërheq vëmendjen prindërve: Çfarë të bëjmë me fëmijët

Përfaqësuesja e Aleancës Konservatore, Dorina Mema, ka folur në media për bullizmin në shkolla, një nga problemet më aktuale globale. Pak ditë më parë, një 15-vjeçare në Sarandë tentoi t’i japë fund jetës pasi bullizohej në shkollë. Dorina Mema thekson se prindërit duhet të punojnë më shumë me fëmijët e tyre.

“Prindërit duhet ta mësojnë fëmijën, se nuk është e rëndësishme se çfarë xhakete vesh shoku, por si sillet ai me ty. Çfarë njeriu është ai me ty?

Po ta vendosim dorën drejt prindit dhe ti thuash se e ke gabim, ai do të thotë që bën dy punë në ditë. Një prind për të mbajtur shtëpinë i duhet që të punojë shumë.

Por me fëmijët, prindërit duhet të punojnë shumë me pjesën e formimit human. Nuk punohet me këtë pjesë. Duhet t’i mësojnë sesi ta duan kafshën, se kjo nuk është njeri, pra duhet një sjellje e veçantë.”-tha Mema.

Më tej, Mema tha se prindërit duhet të punojnë edhe me karakterin e fëmijëve, që t’i mësojnë që të mos gjykojnë nga pamja e jashtme.

“Fëmija duhet të dijë si të sillet me të gjithë karakteret e fëmijëve të tjerë. Dhe prindërit duhet të punojnë shumë me karakterin e fëmijëve. Ka shumë forma të edukimit të fëmijëve, por më kryesorja është që mos ta mësojmë të gjykojë nga pamja e jashtme.”-u shpreh ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT