“Bukuroshi i babit, të dua shumë”/ Të dënuarit në burgun e Peqinit surprizojnë fëmijët me kartolina për vitin e ri shkollor

Viti i ri shkollor nisi më 8 shtator ndërsa nuk kanë munguar edhe urimet e të dënuarve në burgun e Peqinit të cilët iu kanë dërguar kartolina fëmijëve të tyre.
Mesazhet e tyre janë prekëse teksa iu shprehin dashurinë fëmijëve, ndërsa i inkurajojnë që të përqafojnë dijen.
“Gëzuar ditën e parë të shkollës, zemra e babit! Sot fillon një udhëtim i ri, plot dije, miq të rinj dhe aventura të bukura.
Ji kurajoz, dëgjo me zemër dhe mos harro që babi është gjithmonë këtu për të të mbështetur e për të të dashur pa fund’, shkruhet në disa prej kartolinave të prindërve.