Braçe prej ditësh po e denonconte, “shfaqet” mashtruesi që po u boshatis xhepat shqiptarëve: Paratë do t’i merrni në 1 gusht të 2026

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar sërish lidhur me firmën piramidale online, XUEX, e cila është duke mashtruar dhe zhvatur xhepat e qytetarëve shqiptarë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Braçe ka denoncuar publikisht agjentin Leo Smith për mashtrim dhe zhvatje të qytetarëve.
Sipas socialistit Smith u ka thënë “viktimave” që nuk mund të tërheqin paratë deri në gusht të 2026 duke e cilësuar këtë “taktikë” si një grabitje nga ana e këtij personi ndaj qytetarëve.
“NE FAKT, NGA MESAZHET E DJESHME NE TELEGRAM, LEO SMITH UA THOTE SHUME QARTE:
PARATE TUAJA I KAM UNE; PO NUK ME BESUAT PARATE DO I MERRNI NE 1 GUSHT 2026; PO ME BESUAT KALONI NE PLATFORMEN TJETER DHE I KENI ATY FONDET”, shkruan Braçe.
Një ditë më parë, Braçe tregoi edhe mesazhin e fundit të drejtorit të Leo Smith, ku iu drejtohej qytetarëve shqiptarë.
“Ky është mesazhi i fundit në Telegram që ka dërguar Leo Smith, pas asaj është zhdukur. ‘Të gjithë duhet të dinë se jemi duke u përballur vetëm me kërcënime dhe kërcënime nga një prej anëtarëve të qeverisë tuaj. Por EG Investment Group dhe XUEX mund të jenë aktualisht duhet mbajtur peshën kryesore të opinionit publik dhe lajmeve nga i gjithë vendi i Shqipërisë. Ne nuk ju kërkojmë të rebeloheni kundër vendit tuaj, por gjithashtu nuk ju inkurajojmë të përhapni ndonjë informacion të paverifikuar”, lexoi Braçe.
Deputeti socialist Erion Braçe u ka bërë thirrje autoriteteve që të veprojnë menjëherë me hetimet e tyre ndaj platformave online, të cilat mashtrojnë qytetarët të investojnë paratë dhe më pas zhduken.
Ditë më parë ai denoncoi publikisht skandalin me “TUEX”, ndërsa tani është “XUEX”. Erion Braçe u bëri thirrje dhe banorëve të Divjakës e Lushnjës, që të mos bien pre e këtyre piramidave mashtruese online.
Reagimi i plotë:
LEO SMITH U SHFAQ DJE PASDITE;
JU THA VIKTIMAVE:
NUK KA PARA DERI ME 1 GUSHT 2026!
Me qarte ju tha viktimave se “te gjithe ATA QE NUK NA BESOJNE, DUHET TE PRESIN DERI NE 1 GUSHT 2026 PER TE TERHEQUR PARATE E TYRE PASI XUEX TE PERFUNDOJE SHQYRTIMIN”!
Kjo eshte genjeshtra e dy ne 6 dite pas te pares ku angazhohej se brenda pese diteve do mundesonte “TERHEQJE TE SHPEJTE TE PARAVE NGA TE GJITHE”!
Per mua qe kam jetuar ne dhjetor ‘96, janar shkurt ‘97,
nuk eshte e re kjo gje-e dija qe PIRAMIDAT KESHTU PERFUNDOJNE!
Patjeter, per te GJITHE VJEHRRAT E AGJENTEVE TE LEO SMITH-angazhuar te mbrojne NUSET, si nena te mbrojne djemte e vajzat hajdute, kjo eshte normale!
NE FAKT, NGA MESAZHET E DJESHME NE TELEGRAM, LEO SMITH UA THOTE SHUME QARTE:
PARATE TUAJA I KAM UNE; PO NUK ME BESUAT PARATE DO I MERRNI NE 1 GUSHT 2026; PO ME BESUAT KALONI NE PLATFORMEN TJETER DHE I KENI ATY FONDET!
Eshte e qarte fare tani se ESHTE GRABITJE!