“Blini urgjent apartamente”/ Rama ka një thirrje për Shqiptarët: Ja çfarë pritet…

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në aktivitetin e zhvilluar në Pallatin e Brigadave të Forbes Global Properties, rrjeti ndërkombëtar i pasurive të patundshme.

Rama tha se pasuritë e paluajtshme duhen parë si një investim, gjë që tregon se vlera e tyre pëson rrijte dyfish.

Kam thënë se të gjithë duhet ti shohin pasuritë e paluajtshme në Shqipëri si një mundësi e jashtëzakonshme dhe investim i madh sepse për 4-5 vjet do jemi pjesë e BE-së, dhe kjo tregon se vlera e pasurive të paluajtshme pëson rritje dyfish.

Kjo gjë ështe keqkuptuar sikur gjërat do bëhen më të shtrenjta pra do jetë e kushtueshme të blesh një banesë. Pjesa pozitive e mesazhit është se çdo fmailje shqiptare do të ketë një pronë të veten që do ketë një vlerë shumë herë më të lartë në vetëm pak vite”, u shpreh kryeministri Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT