Biznesmeni Ermal Beqiri në SPAK, i denoncuar si përfitues i shumë tenderave në AKSHI

Biznesmeni Ermal Beqiri ka qenë sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Ende nuk ka një informacion se për çfarë është thirrur, por më parë ai është denoncuar nga opozita si përfitues i shumë tenderave në AKSHI.

Pak kohë më parë, PD ka denoncuar një procedurë prokurimi të kryer nga AKSHI.

PD u shpreh se në Tetor 2024 u shpall fituesi SOFT & Solution shpk në pronësi të Ermal Beqiraj me vlerë të ofertës 3.1 mil euro, ndërsa u skualifikuan dy kompani të tjera.

Partia Demokratike i bëri thirrje SPAK që të hetojë tenderat dhe veprimtarinë e ketij instituicioni.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT