Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Janë betuar përpara presidentit Bajram Begaj kryeministri Rama ministrat e rinj të kabinetit qeveritar 

Presidenti Begaj lexoi dekretin dhe formulën e betimit, teksa ministrat një nga një u betuan me dorë në Kushtetutën e Shqipërisë.  

I pari që ka kryer betimin për marrjen e detyrës ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili merr kështu zyrtarisht mandatin e tij të katërt radhazi, pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. 

Pas tij, ministrat e rinj të qeverisë janë betuar me radhë duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Republikës. 

Ministrat e kabinetit të ri qeveritar: 

Belinda Balluku, Zëvendëskryeministër, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë 

Albana Koçiu, Ministër i Punëve të Brendshme 

Elisa Spiropali, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme 

Petrit Malaj, Ministër i Financave 

Blendi Gonxhja, Ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit 

Sofjan Jaupaj, Ministër i Mjedisit 

Mirela Kumbaro, Ministër i Arsimit 

Evis Sala, Ministër i Shëndetësisë 

Delina Ibrahimaj, Ministër i Ekonomise dhe Inovacionin 

Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë 

Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes 

Andis Salla, Ministër i Bujqësisë 

Majlinda Dhuka, Ministër i Shtetit dhe Kryenegociatore me BE 

Ervin Demo, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor 

Toni Gogu, Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin. 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT