Baste sportive dhe kokainë/ Pranga 34-vjeçarit, shpallet në kërkim i riu dhe procedohet pronari i lokalit

Policia e Tiranës ka goditur një rast ku ushtroheshe aktiviteti i paligjshëm i basteve sportive në një lokal në rrugën “Mikel Maruli” në kryeqytet. Sipas policisë, në pranga ra një 34-vjeçar, i cili u kap duke vënë baste sportive në celular. 

Ndërsa u shpall në kërkim një 32-vjeçari, pasi në çantën e tij të lënë në ambientet e lokalit, u gjet një sasi kokaine. Po ashtu nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e lokalit ku ushtroheshe aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit. 

“Si rezultat i kontrolleve dhe administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë informative, të kryera në kuadër të operacionit “Multiple”, specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me ata të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve: 

-arrestuan shtetasin R. U., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke vënë baste sportive, me celular, në ambientet e një lokali në rrugën “Mikel Maruli”; 

-shpallën në kërkim shtetasin E. P.(T.), 32 vjeç, pasi në çantën e tij (lënë në ambientet e lokalit), u gjet një sasi Kokaine. Punohet për kapjen e shtetasit E. P.(T.); 

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e lokalit të vënë në dispozicion të këtyre paligjshmërive, shtetasin I. K., 32 vjeç.”, thuhet në njoftimin  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT