Avokati Durim Barjamaj: Kadastra Vlorë prej vitesh tashmë është vatër korrupsioni, Spak duhet të nisi hetimet

Ditën e djeshme, ka bërë një deklaratë për Kadastrën e Vlorës, përmes së cilës kërkon një hetim nga Spak mbi këtë institucion. Dhoma e Avokatisë ka akuzuar Kadastrën për keqfuksionim dhe korrupsion.
Në mbështetje të deklaratës së Dhomës së Avokatisë Vlorë, ka folur edhe kryetari i këtij institucioni, Durim Barjamaj, i cili në jë pronincim për mediat u shpreh se Dhoma e Avokatisë është në mbrojtje ligjore të qytetarit dhe nuk kanë asnjë përplasje personale me drejtuesin e Kadastrës apo asnjë lidhje politike.
Barjamaj është shprehur se situata në Kadastër nuk është e tanishme por ka qënë e tillë prej vitsh, ku brenda një kohe shumë të shkurtër janë ndërruar 10 drejtues, një tregues ky i një niveli korruprioni shumë të madh. Ai po ashtu ka thënë se deri më tani ka tre kallëzime penale për këtë institucion.
Pas akuzave të bërë disa avokatë nga Dhoma e Avokatisë, janë duke u bërë gati t’i drejtohen Prokurorisë Vlorë me prova konkrete.
Deklarata e plotë e Durim Barjamaj:
“Dhoma e Avokatisë është në mbrojte të të drejtave të qytetarëve dhe rolit të saj si profesionit juridik Nuk kemi asgjë politike, as me drejtuesin aktual.
Ne këto probleme i kemi ngritur në vazhdimësi. Kadastra në Vlorë nuk është bërë tani në këtë derexhe, pas vitit 2013 situata atje ka shkruar keq e më keq. Këtu jeni dëshmitarë dhe ju që aty janë ndërruar disa, mbi 10 drejtues. Aty jep dorëheqjen drejtuesi çdo 10 ditë. Prandaj dhe ne erdhëm në këtë reagim publik.
Kemi denoncuar publikisht keqmenaxhimin e Kadastrës së Vlorës sepse aty kërkohet ndërhyrje urgjente nga drejtuesit e Kadastra shtetërore, kërkohet dhe ndërhyrja e organeve të drejtësisë, kemi dyshimet tona se aty ka vatër të korrupsionit. Kërkohet dhe ndërhyrja e Prokurorisë së Vlorës. Kërkojë nga SPAK hetim të plotë për çdo shkelje dhe korrupsion.
I jemi drejtuar këtyre organeve. Kam dërguar 3 kallëzime penale, i fundit është depozituar sot.
Po përgatiten të tjera penale për Prokurorinë e Vlorës. Provat janë sepse konkretisht kallëzimi sot është për keqmenaxhim vetëm për përgjigjet që duhet të na japin. Ne avokatët nuk kërkojmë leje ndërtimi, ne kërkojmë shkresa. Unë kisha 2 muaj që nga Kadastra më kanë ardhur 3 përgjigje të ndryshme. Ose janë idiotë ose e bëjnë të qëllimshme. Nuk po funksionon asgjë.
Për SPAK ne do të përgatisim dhe një kërkesë për t’ia dërguar, mjafton që të marrë në hetim të gjithë punonjësit dhe ish-punonjësit e Kadastrës së Vlorës dhe të bëjë një hetim pasuror të tyren.
SPAK mjafton t’i dërgosh indicie dhe i gjen provat vetë. Kjo ka ardhur pas një presioni të çdo avokati duke ndeshur përditë problematika të ndryshme me Kadastrën. Ndodhu në këtë presion, Dhoma e Avokatisë reagoi.”