Atentati që tronditi Shkodrën, Karamuço: Vrasje me pagesë! Arma i përket killerave profesionistë! Shkodra e frikshme, ka grupe…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, vrasjen që tronditi Shkodrën mëngjesin e kësaj të hëne. Shënjestër e atentatit ishte Erogen Brajoviç, i cili u plagos së bashku me Meri Kacerin ndërsa mbetën të vdekur Liridon Kraja dhe Armando Pali.

Sipas ekspertit të kriminalistikës, kemi të bëjmë me një ngjarje të paramenduar nga Ragip Gila dhe mund të jetë urdhëruar nga grupe kriminale brenda dhe jashtë vendit me pagesë.

“E mirëstudiuar. Ka dashur të bëhet shpejt. Është zgjedhur dhe dita ku policia është e angazhuar në shkolla. Plus e kaluara kriminale dhe lidhjet me grupet kriminale.

Vijojnë kontrollet në disa prej shtëpive të personave që janë urdhëruesit e këtij atentati. Policia ka bindjen e saj dhe për shkak të veprimeve të mëpasshme. Kjo është vepër kriminale e urdhëruar nga grupe brenda dhe jashtë vendit. Do njihemi në vijim me të tjera detaje.”-tha Karamuço.

Sa i përket armës së krimit, Karamuço tha se është armë specifike e grupeve transnacionale që është përdorur më shumë në Amerikën e Veriut.

“Shkodra është e frikshme dhe ka lidhje me dy nga grupet e Malit të Zi, që i gjen nga Dubai në Amerikën Latine. Arma i përket vrasësve profesionistë.”-tha eksperti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT