“Arkitektët që nuk raportojnë…”Rama: Penalizim për çdo zyrtar apo punonjës shteti që shfrytëzon një ndërtim pa leje!

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi edhe zyrtarët dhe punonjësit e shtetit që abuzojnë me ndërtimet pa leje.
“Çdo zyrtar apo punonjës i shtetit që gjendet në kushtet që shfrytëzon një ndërtim pa leje, familja e tij për qëllim fitimi, do penalizohet. S’mund të paguhesh nga taksat dhe të kesh ndërtim pa leje dhe medemek familja. Shko te kioska atje por mos puno në shtet. Zaptimi i hapësirës publike lidhet edhe me një keqkuptim shumë të madh të një numri të madh njerëzish edhe në administratë dhe për këtë kemi pasur diskutime të forta edhe gjatë kësaj vere. Hapësira publike nuk është domosdoshmërisht një hapësirë që është pronë në shtet, është edhe pronë private përsa kohë është pronë private e pa zhvilluar në cdo kushtetutë të botës, ajo është një pronë e cila mirëmbahet nga shteti si hapësirë publike. Nuk mund dot të thuash se unë kam një shesh mes pallateve në Tiranë, është toka ime dhe do t’u marr njerëzve para se fusin makinën apo më keq akoma, unë jetoj në kat të parë, e rrethoj tokën e pallatit dhe rrisë pula, dele e lopë. Këto janë realitet, s’po flasim në mënyrë hipotetike. Mjelin lopë në kat të parë. Jo nuk është e jotja pavarësisht se mund të kesh një certifikatë prone, nuk mban dot lopën aty dhe nuk rrethon dot aty se është hapësirë publike e përbashkët deri në ditën kur bashkia thotë do të bëjmë një fermë dhe këtij zotërisë do t’i japim mundësinë të rrisim lopë. Po nuk e disponove lejen nuk bën dot asgjë. Flasim pë rata që kanë marrë prona në mënyrën më të paimagjinueshme, në territore ku jetojnë mijëra njerëxz dhe i bëjnë karshillëk komunitetit sikur jetojnë mbi kopsht zoologjik.
Për pallatet e reja as nuk bëhet fjalë fare, kur ke bërë një marrëveshje të shfrytëzimit të pronës dh eke thënë si pronar bashkohem me ndërtuesin, marr kaq e kaë nga kjo pronë. Çfarë të takon ty është cfarë merr nga ndërtimi, cdo gjë tjetër është e të gjithëve. Të gjithë ata që hyjnë në atë pallat e kanë të përbashkët hapësirën. Është logjika më elementare e qytetit. Nuk mund të pranojkmë logjikën se është prona ime. Kam ndërtuar një biznes.”, u shpreh Rama.
Rama: Arkitektët që nuk raportojnë deformimet e projektit nga ndërtuesit, do konsiderohet vepër penale
Në prezantimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e territorit, Kryeministri Edi Rama ka shpalosur një sërë ligjesh dhe rregullash që duhet të respektohen nga ndërtuesit.
Në fjalën e tij, Kryeministri theksoi edhe punën e arkitektëve, për të cilët tha se kanë pranuar deformime të projekteve nga ndërtuesit.
Nëse kjo ndodh, theksoi Kryeministri Edi Rama, do të konsiderohet vepër penale.
Kreu i qeverisë u bëri thirrje arkitektëve që të raportojnë çdo deformim të projektit nga ana e ndërtuesit.
“Nga ana tjetër është e rëndësishme që të bllokohet zinxhiri sepse ndërtuesit nuk operojnë në vetmi, operojnë me arkitektët të cilët pranojnë deformimet dhe nuk njoftojnë autoritetin përkatës shtetëror siç ndodh në gjithë botën. Ky mosnjoftim do konsiderohet vepër penale, pjesëmarrje në një vepër penale dhe natyrisht që arkitekti do humbasë gjithçka. Sepse nëse një arkitekt pranon deformimin e projektit, nuk është një pikturë që pranon të vijë dikush e të fusi duart se në fund të ditës mbetet një pikturë, por është një pasuri të cilën e kanë blerë të tjerët. Dhe këtu nuk është çështje as thjesht dhe vetëm pasojash imediate, është çështje pasojash në gjenerata sepse nuk mund t’i lëmë gjeneratave godina të deformuara nga shija vulgare e atyre që numërojnë vetëm metra katrorë, që kanë më shumë vetura se çorape. Njerëzit nuk vishen thjesht sepse mbrohen nga i ftohti, njeriu përpiqet të vishet sa më me shije. Si mund t’i veshim godinat e qytetit si zhele? Si mundet që fasadat e projektuara nga arkitektët të transformohen në fasada të bëra shkel e shko nga ndërtues që nuk dallojnë më shumë se 4 ngjyra? Është e patolerueshme. Në çdo fazë të projektit kjo nuk do lejohet”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.