Apeli riktheu në qeli/ Përllogaritja: Ja sa ditë burg i kanë ngelur Vangjush Dakos

Gjykata e Apelit në GJKKO ka vendosur që të rikthejë në qeli ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dakon.

Ditën e sotme Apeli konfirmoi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg të dhënë nga GJKKO, por sipas përllogaritjeve, Vangjush Dako do të vuajë vetëm 10 ditë burg pasi pjesën tjetër të dënimit e ka kryer në paraburgim.

Vendimi në apel e morën 3-shja e gjyqtarëve Engert Pëllumbi, Miliana Muça dhe Iliriana Olldashi.

Kujtojmë që Vangjush Dako u arrestua në 6 qershor 2023, por u lirua në shkurt të vitit 2024 pasi i kaloi afati i paraburgimit dhe prej asaj kohe ka qëndruar në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT