Analisti i druhet Ministres së Ramës, i drejtohet Blendi Klosit: Diella të bën ty lakuriq duke bërë orgji (REAGIMI NË STUDIO)

Arjan Curri ka folur me rezerva për përdorimin e inteligjencës artificiale në kabinetin qeveritar. Lëvizja e Edi Ramës në qeverinë 4.0 duke prezantuar Diellën si Ministren e IA që do të merret me tenderat ka krijuar debat edhe në studion e emisionit “Top Story”.
I ftuar ishte edhe gazetari i njohur Alban Dudushi. Pikërisht këtij të fundit, Curri iu drejtua duke i thënë: “Diella është ajo që na bën ty dhe mua lakuriq duke bërë seks e të kënaqen njerëzit duke qeshur.
Në gjithë Europën e kanë ndaluar, këtu trajtohet si ëngjëll. Italia e ka ndaluar me ligj sepse mund të përdoret keq dhe bën dëme. Kjo është Diella. Kjo është djalli”, tha Curri duke shkaktuar edhe të qeshura në studio.
Madje iu drejtua edhe Blendi Klosit: “Diella të bën lakuriq, të bën duke bërë orgji e shumë të tjera. Kjo është djalli. E kanë thënë studiuesit, filozofët”.