Agron Shehaj: Ja si mund ta mundim Ramën në Tiranë

Pas “shpalljes” jozyrtare së zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës nga Edi Rama, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, thekson se kryeministri ka pushtet absolut, por përballë këtij avantazhi të socialistëve, opozita mund të sfidojë seriozisht vetëm nëse bashkohet rreth një kandidati jo politik.
Sipas Shehajt, rezultatet e fundit në Tiranë tregojnë se PS-ja mban rreth 49 për qind të votave, PD 32 për qind, ndërsa partitë e tjera si Mundësia janë shumë më poshtë.
Ai argumenton se nëse PD-ja kandidon me një emër nga radhët e veta, fitorja është thuajse e pamundur për shkak të diferencës së madhe në vota.
“I vetmi shans për opozitën është një kandidat i jashtëm, që bashkon gjithë forcat opozitare, një emër i papërfolur, i papërlyer dhe i respektuar nga shoqëria”, shprehet Shehaj.
Megjithatë, ai pranon se kjo është një sfidë e madhe, por e vetmja mundësi reale për të sfiduar Ramën dhe për të sjellë rotacionin politik në Shqipëri.