A do pranonte të ishte kandidat i opozitës për Bashkinë Tiranë? Përgjigjet Endri Shabani

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, u pyet në emisionin ‘Repolitix’ nëse do të pranonte që të ishte kandidat i opozitës për drejtues të Bashkisë së Tiranës.

Shabani tha se nuk e ka në plan duke theksuar se i duhet kohë për të fituar besimin e qytetarëve, pas ‘luftës’ me Adratik Lapajn për mandatin.

“Unë jam anëtarë i këshillit bashkiak, dhe ky është qyteti ku unë kam lindur dhe më shqetëson ca ndodh në Tiranë. Por s’më lidh asgjë me Berishën.

Dhe një nga pengesat që ka opozita është se është Berishë që se ka garën me Ramën por me partitë e tjera opozitare, ai do monopolin e partisë së vet. Unë nuk jam gati në këto moment për atë që ndodhi gjatë verës me Lapajn do të më duhet më shumë punë për të rifituar besimin e qytetarëve. Nuk është në planet e mia”,tha Shabani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT