3 marina turistike dhe aeroport në Gjirokastër – Programi 2025-2029 për infrastrukturën portuale dhe aeroportuale

Ndërtimi i Portit të ri Tregtar në Porto Romano, 3 marina turistike për Sarandën, Vlorën dhe Kepin e Rodonit, si dhe operimi i aeroporteve të Vlorës dhe Gjirokastrës janë projektet kryesore për zhvillimin e transportit portual dhe aeroportual përgjatë 4 viteve të ardhshme, sipas programit qeverisës 2025 – 2029.

Programi:

Portet dhe infrastruktura detare

Ndërtojmë Portin e ri tregtar të Porto Romanos, të integruar me rrjetin hekurudhor.

Zbatojmë Masterplanin e marinave turistike për Sarandën, Vlorën dhe Kepin e Rodonit.

Transport ajror

Përfundojmë certifikimin dhe operimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Hapim Aeroportin e Jugut (Gjirokastër), duke zgjeruar rrjetin ajror kombëtar.

Zgjerojmë kapacitetet e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (VIA) për të rritur trafikun e pasagjerëve dhe numrin e destinacioneve ndërkombëtare.

Themelojmë Akademinë e Aviacionit, të parën në vend, si qendër kombëtare për përgatitjen e pilotëve, teknikëve dhe specialistëve, duke I dhënë Shqipërisë kapacitetet njerëzore që e bëjnë një aktor të plotë dhe konkurrues në qiellin europian.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT