15 minuta nën rrebeshin e automatikut, zbardhet vrasja e italianit: Si shkuan paralelisht dy makinat, pasagjerët u hodhën në kanal

Të tjera detaje kanë dalë në dritë për vrasjen e italianit 44-vjeçar Edoardo Sarchi, i gjetur i vdekur disa ditë më parë në Salari në Tepelenës. E gjitha nisi pas nje debati të Gazmend Braçit dhe Kamber Sulçajt, ky i fundit dhe autor i ngjarjes. Gazmend Braçi së bashku me 3 shokë të tij kishte dalë për gjueti me makinën e një çobani të zonës. Rrugës në vendin e quajtur Lluf, ata janë shkëmbyer me automjetin e Kamber Sulçaj, i cili ka nisur një debat të ashpër për dritat e gjata të makinës që udhëtonin katër personat.
Kamber Sulçaj ishte nisur për të shkuar në stallën e lopëve që ndodhet mes fshatrave Nivicë–Bolen. Pasi janë larguar nga vendi, Sulçaj ka ndjekur nga pas makinën e Eduard Braçit dhe në një moment i ka parakaluar. Makina e këtyre të fundit pëson defekt dhe djemtë ndalojnë në aksin “Nivicë-Salari”.
Eduardi ka telefonuar babain, Eqerem Braçin, për të shkuar për t’i marrë. Ai niset me një automjet e së bëshku me të dhe italiani Edoardo Sarchi.
Sapo ata kanë mbërritur në vendin ku Eduardi dhe shokët e tij po i prisnin, ata janë qëlluar me armë. Dy plumba kanë shpuar gomat ndërsa një tjetër ka goditur në këmbë italianin, duke i shkaktuar dhe vdekjen. Personat e tjerë kanë dalë nga automjetet dhe janë hedhur në kanal për t’i shpëtuar plumbave.
Për 15 minuta Kamber Sulçaj ka qëlluar me armë në drejtimin e tyre, detaje këto që janë konfirmuar dhe nga disa persona që atë natë ka qenë në lëvizje me motorr.
Pasi Kamber Sulçaj është larguar, Eqerem Braçi ka telefonuar policinë. Pas marrjes së dëshmive dhe rindërtimit të ngjarjes, është zbuluar se autor ështe Kamber Sulçaj.
Gjatë kontrolleve në zonë, e fshehur në një zonë malore mes fshatrave Nivicë dhe Bolenë, u gjet një automjet i bardhë dhe brenda tij rrobat që dyshohet të jenë përdorur gjatë krimit.
Pranë tyre të hedhura në një shkurre u gjetën dylbi me rreze infra, dylbi termike, mbajtëse arme dhe një elektrik dore. Ndërsa në banesën e Kamber Sulçaj në Mesaplik u gjetën dhe sekuestruan mbi 2.5 milion lekë, armë gjahu dy kasaforta të mbyllura.