VIDEO / Tension në lagjen “1 Maji” në Vlorë, banorët kundërshtojnë shembjen e banesave

Në Vlorë ka nisur një tjetër aksion i bashkërenduar i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Dy objekte në Radhimë u shembën për dalje nga leja e ndërtimit dhe zaptim të pronës publike. Ndërhyrje u kryen gjithashtu në lagjen “1 Maji”, pjesë e projektit për zgjatjen e rrugës Transballkanike dhe lidhjen e saj me portin e jahteve.

Në këtë zonë ka nisur shembja e disa banesave. Banorët kanë kundërshtuar largimin, duke hyrë në konflikt me Policinë dhe punonjësit e Inspektorateve. Ata pretendojnë se nuk janë dëmshpërblyer dhe e kundërshtojnë prishjen e shtëpive të tyre.

Shembjet në lagjen “1 Maji” janë pjesë e një procesi të nisur dy vite më parë.

Banesat e përjashtuara nga legalizimet do të kompensohen me bonus qiraje dhe më pas do të përfshihen në shpërndarjen e banesave sociale që po ndërtohen në zonën e ish-Frigoriferit.

Një pjesë e banorëve që zotërojnë dokumentacion kanë nënshkruar marrëveshje me privatët për ndërtimin e pallateve, ndërsa për gjurmën e investimit publik, Bashkia e Vlorës ka ofruar opsione strehimi me qira të subvencionuar dhe mundësi aplikimi për banesa me kosto të ulët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT