VIDEO/ Rama prezanton risinë për shoferët: Tashmë CAP përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video ku prezanton një risi në shërbimin publik në vend.
Rama sqaron përmes një shkrimi në rrjetet sociale se Certifikata e Aftësimit Profesional (CAP) tashmë do të përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit si Kodi 95, duke shmangur kështu nevojën për një karton të veçantë.
Kjo qasje e re shton Rama shmang burokracitë, e bën më të lehtë procesin e marrjes së dokumentit si dhe ul ndjeshëm shpenzimet për qytetarët.
“Me këtë risi shmangen burokracitë, ulen shpenzimet për qytetarët dhe thjeshtohet procesi i marrjes së këtij dokumenti”,– shkruan Rama.
Ky vendim do të lehtësojë punonjësit e transportit dhe drejtuesit e mjeteve, të cilët deri tani do duhej të mbanin një dokument shtesë për të vërtetuar kualifikimin e tyre profesional.