VIDEO/ Banorët e fshatit Ujshtreza të Lezhës në hall me kryeplakun e fshatit: Na lëshon derrat e egër tek tokat bujqësore! Askush nuk merr masa, na rrezikohet jeta

Banorët e fshatit Ujshtreza, pjesë e njësisë administrative Kthellë të Lezhës, pas ankesa të përsëritura të depozituara në dyert e institucioneve shtetërore, kanë vendosur t’i drejtohen mediave për zgjidhjen e problemeve që hasin prej vitesh me kryeplakun e fshatit, Roland Ndue Mrroku.

VIDEO/ Banorët e fshatit Ujshtreza të Lezhës në hall me

Roland Ndue Mrroku, prej vitesh i emëruar kryeplak i fshatit, ka në zotërim tufë bagëtish, delesh, lopësh e derrash të egër. Mrroku i lëshon bagëtitë e tij në kullotë pa një çoban, çka lejon dhe futjen e tyre në tokat bujqësore duke dëmtuar seriozisht të mbjellat e fshatarëve. Gjithashtu banorët tregojnë se jeta e tyre është vënë disa herë në rrezik për shkak të derrave të egër të lënë të lirë pa një çoban.

Për problematikat e tyre, banorët e zonës i janë drejtuar si Policisë së Shtetit, gjithashtu e bashkisë vendore, por përveçse hartimit të disa procesverbaleve “të thata” siç i cilësojnë vendasit, nuk kanë kryer asnjë veprim apo marrjen e një mase ligjore për kryeplakun e fshatit.

Ndër të tjera, banorët vendas shprehen se Roland Ndue Mrroku u ka ushtruar dhe presion psikologjik prej kohësh, ndërsa përpara autoriteteve nuk ka pranuar asnjëherë fajësinë apo të ketë marrë përsipër dëmet e shkaktuara në tokat bujqësore të fshatarëve nga tufat e bagëtive të tij.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT