Vendi ynë prej ditësh nën “pushtetin” e flakëve, Auron Tare: Shqipëria s’ka nevojë për mirënjohje, por për sistem që parandalon zjarret

Studiuesi Auron Tare ka reaguar ashpër lidhur me situatën e zjarreve që kanë përfshirë vendin tonë dhe mënyrën se si po menaxhohet kjo emergjencë nga autoritetet.
Përmes një postimi në “Facebook”, Tare ka shprehur rezervat e tij ndaj autoriteteve, duke theksuar se përballka me flakët nuk mund të mbështetet vetëm te sakrifica e forcave në terren, por kërkon një strategji.
“Komentet për mirënjohje ju ka ikur koha. Nuk ka më arsye të bëjmë konferenca dhe krahasime. Nuk kemi sistem. Nuk kemi mbrojtje. Nuk kemi ndëshkueshmëri,” shkruan Tarë ndër të tjera në postimin etij, duke nënvizuar më tej faktin se Shqipëria ka nevojë urgjente për infrastrukturë të plotë parandalimi.
Sipas studiuesit, vendi ynë duhet të investojë në mjete logjistike nga ajri dhe toka për hapjen e brezave mbrojtëse çdo verë si dhe për krimin e një sistemi të rojeve të pyjeve, të cilët duhet të jenë profesionistë.
“Shqipëria ka nevojë për ndëshkueshmëri dhe dhënie llogarie për të gjithë zinxhirin përgjegjes për këto zjarre. Të tjerat janë thjesht propagandë”, thekson ai.
Postimi i Auron Tares:
Komentet për mirënjohje ju ka ikur koha. Nuk ka më arsye të bëjmë konferenca dhe krahasime. Nuk kemi sistem. Nuk kemi mbrojtje. Nuk kemi ndëshkushmëri. Shqipëria nuk ka nevojë më për mirnjohje ndaj ushtarëve që luftojnë flakët.
Shqipëria ka nevojë për sistem i cili parandalon zjarret. Për mjete logjistike nga ajri dhe toka për punime për hapjen e brezave mbrojtëse cdo verë. Për krijimin e sistemit të Rojtarëve të Pyjeve të cilët janë profesionistë dhe njerzit që jetojnë me pyjet.
Shqipëria ka nevojë për ndëshkushmëri dhe dhënie llogarie për të gjithë zinxhirin përgjegjes për këto zjarre.
Të tjerat janë thjesht propagandë.