“The Guardian”: Donald Trump tërhiqet nga negociatat Rusi-Ukrainë!

Sipas “The Guardian”, që citon disa burime diplomatike, presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga negociatat e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

Trump dyshohet se dëshiron t’i lërë Moskën dhe Kievin të organizojnë vetë një takim mes liderëve të tyre, pa ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Washingtonit, ndërsa një samit trepalësh mund të zhvillohet më vonë.

Në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë thuhet:

“Presidenti Trump dhe ekipi i tij për sigurinë kombëtare vazhdojnë bashkëpunimin me zyrtarët rusë dhe ukrainas për të përgatitur një takim dypalësh me qëllim ndalimin e vrasjeve dhe përfundimin e luftës… Nuk është në interesin kombëtar të SHBA-ve që këto çështje të negociohen publikisht.”

Le të kujtojmë shkurtimisht zhvillimet e fundit lidhur me luftën në Ukrainë…

Samiti në Alaskë

Ky samit u zhvillua në Anchorage, Alaskë, më 15 gusht 2025. Ishte takimi i parë i drejtpërdrejtë mes Donald Trump (në mandatin e tij të dytë) dhe presidentit rus Vladimir Putin, që prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës. Alaska, u zgjodh si një territor neutral, gjeografikisht mes SHBA-ve dhe Rusisë.

Në takim u fol për:

-luftën në Ukrainë dhe mundësinë e një armëpushimi

-sigurinë bërthamore dhe rrezikun e përshkallëzimit

-sanksionet amerikane ndaj Rusisë dhe ndikimin ekonomik

-energjinë dhe tregtinë, përfshirë furnizimet me gaz natyror

Takimi nuk solli një marrëveshje konkrete, por u pa si një hap i parë drejt rifillimit të dialogut mes Washingtonit dhe Moskës. Trump e quajti samitin “konstruktiv dhe të nevojshëm”, ndërsa Putin tha se ishte “fillimi i një procesi të gjatë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT