Skandal në Itali, zbulohet përmbajtje hekuri në mocarela, ministria: Të tërhiqen urgjentisht nga tregu

Ministria e Shëndetësisë në Itali urdhëroi tërheqjen urgjente nga tregu të 5 llojeve mocarelash, për shkak të dyshimeve për praninë e metaleve në produkt. Konsumatorëve u kërkohet të mos i përdorin paketat dhe t’i kthejnë menjëherë në pikën e shitjes.

Produktet e tërhequra janë të markave Conad, Carrefour, Penny Market dhe Latbri, të prodhuara nga kompania Granarolo në qendrat e saj në Usmate Velate, provinca e Monza dhe Brianza. Paketimet dhe lotet e prekura përfshijnë:

• Mozzarella Conad: 125 g dhe 3×125 g, lot N5205D, afati 15 gusht 2025
• Mozzarella Valbontà (Penny Market): 4×125 g, lot N5205E, afati 17 gusht 2025
• Mozzarella Carrefour Classic Maxi Pack: 3×125 g, lot N5205E, afati 18 gusht 2025
• Mozzarella Latbri: 125 g, lot N5205D, afati 22 gusht 2025

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal dhe respektim të urdhrit të kthimit të produkteve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT