Si vazhdon OBSH të thellojë bashkëpunimin për zhvillimin e qëndrueshëm

2025-a është përcaktuar si Viti i Zhvillimit të Qëndrueshëm i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh).

Si vend kryetar i radhës i OBSh-së gjatë viteve 2024-2025, Kina ka kryer në mënyrë aktive një sërë veprimesh bashkëpunimi me shtetet anëtare të OBSh-së rreth fushave kyçe, përfshirë zbutjen e varfërisë, sigurinë ushqimore, shëndetin publik, financimin e zhvillimit, ndryshimet klimatike, zhvillimin e gjelbër, ekonominë digjitale dhe ndërlidhshmërinë.

Samiti i OBSh-së për vitin 2025 planifikohet të zhvillohet në Tianjin të Kinës Veriore nga 31 gushti deri më 1 shtator.

Kjo është hera e pestë që Kina është vendi mikpritës i samitit të OBSh-së dhe sivjet do të jetë samiti me përmasën më të madhe që nga themelimi i organizatës. Udhëheqës nga më shumë se 20 vende dhe drejtues të 10 organizatave ndërkombëtare do të marrin pjesë në të.

Sot zhvillimi i gjelbër është bërë një pikë kryesore e bashkëpunimit midis vendeve të OBSh-së. Novacioni teknologjik në industritë e mbrojtjes ekologjike dhe mjedisore shërben si një shtytës kyç për përmirësimin e strukturave të energjisë dhe lehtësimin e transformimit të gjelbër dhe me karbon të ulët.

Ndërkohë, OBSh-ja vitet e fundit ka kryer në mënyrë aktive bashkëpunimin bujqësor, për të nxitur zhvillimin cilësor të bujqësisë rajonale.

Që nga themelimi i saj më 2019, Baza Demonstruese për Shkëmbimin dhe Trajnimin e Teknologjisë Bujqësore e OBSh-së ka forcuar ndihmën teknike të prodhimit në përputhje me nevojat e zhvillimit bujqësor të vendeve anëtare të OBSh-së. Ajo ka dërguar 73 grupe me mbi 190 ekspertë në vendet e OBSh-së për të krijuar parqe moderne demonstruese të teknologjisë bujqësore, duke promovuar dhe përhapur më shumë se 110 varietete bimësh me cilësi të lartë dhe teknika efikase të kultivimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT