Shuhet zjarri në fshatin Velçan, kalon rreziku për shtëpitë dhe banorët, 2 helikopterë në aksion

Report Tv ka siguruar edhe pamjet e operacionit, teksa shfaqen sipërfaqe të tëra me pyje, kullota dhe pemëtari të shkrumbuara nga flakët.
Situata po monitorohet nga pranë nga AKMC, teksa efektivët e Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore do vazhdojnë të operojnë deri në neutralizimin e plotë të vatrës.
Informohet se banorët dhe banesat janë tashmë të sigurta.