Rrezikon të mbytet në det një vajzë në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

Një vajzë që po notonte në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë ka rrezikuar ditën e sotme të mbytet.

Burime bëjnë me dije se ajo u nxor në breg dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të detajeve të ngjarjes.

Kujtojmë se për shkak edhe të mungesës së rojave bregdetare, disa persona janë mbytur ose kanë rrezikuar të mbyten në plazhet e Shqipërisë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT