“Rama na ktheu në vendin më të uritur të Europës”, Partia e Metës: Ne kemi programin që do t’i pasurojë shqiptarët

Partia e Lirisë thotë se Shqipëria ka popullsinë më të kequshqyer në Europë dhe mund të krahasohet vetëm me Ukrainën, e cila ka dy vite në luftë.

Shkak sipas subjektit politik, është keqqeverisja dhe harxhimi i miliona euro nga pushteti për propagandë me rritje ekonomike.

Deklarata u bë sot nga Jasmira Memelli, zëdhënësja e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili qëndron në paraburgim i arrestuar prej 21 tetorit 2024..

Ajo shpalosi edhe 5 prioritetet e partisë për ndryshimin e kësaj gjendjeje të varfërisë dhe ekonomisë, mes të cilave ulja e kostos së jetesës për shqiptarët, garantimi i sigurisë ushqimore dhe rikthimi i bujqësisë si prioritet kombëtar.

“Të dhënat e FAO-s në Kombet e Bashkuara janë një shuplakë e rëndë për propagandën e Edi Ramës, i cili flet për “rritje ekonomike”, kur në realitet kemi rritje të varfërisë, rritje të çmimeve dhe rritje të nën-ushqyerjes. Kjo nuk është ekonomi në rritje, kjo është ekonomi e kapur peng nga një klikë që po pasurohet në kurriz të shqiptarëve”, tha Memelli mes të tjerash.

Sipas saj, qeveria e Ramës do mbahet mend si ajo që e ktheu Shqipërinë në vendin më të uritur në Europë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT