“Pse nuk u shton rrogat zjarrfikësve, apo i ke harxhuar paratë me avionë”/ Ja si i përgjigjet Rama komentuesit

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kritikave të qytetarëve lidhur me menaxhimin e zjarreve dhe rrogat e zjarrfikësve, duke sqaruar se nuk janë bërë shpenzime shtesë për avionë dhe se buxheti për operacionet ajrore ka qenë brenda mesatares vjetore.
“Pse nuk u shton rrogat zjarrfikësve, apo i ke harxhuar paratë me avionë”, u pyet kryeministri nga një komentues
“Jo i dashur nuk kam blerë asnjë avion dhe nuk kemi paguar asgjë më shumë saç është paguar mesatarisht çdo vit për asnjë lloj avioni. Mirë është t’i verifikoni zjarret mediatike ku ndonjëherë disa hidhen me kokë dhe ju digjet qarku i arsyetimit.
Kam bërë detyrën time duke qenë në kontakt. Pyet njëherë në Greqi pse nuk kishte zjarre në kohën e Papandreut”-u shpreh Rama.