PAMJET: Ky është lokali i Kryekuqit, 25 vjeçari vrau me thikë bashkëfshatarin për kanalin vaditës

Xheison Toromëni, një 25 vjeçar nga fshati Kryekuq i Divjakës, është arrestuar nga Policia për krimin që ka tronditur në mesnatë fshatin. Ai është futur në lokalin që shihni nga pamjet që ka siguruar newsbomb.al dhe pa paralajmërim ka vrarë Besmir Kumrian.

Shkak për konfliktin tragjik mësohet se është bërë një konflikt i vazhdueshëm për kanalin vaditës të tokave.

PAMJET: Ky është lokali i Kryekuqit, 25 vjeçari vrau me

Lokali i fshatit Kryekuq, ku ndodhi vrasja

 

Policia raportoi se në mesnatë, Xheison Toromëni është futur në lokalin e fshatit Kryekuq dhe menjëherë ka goditur disa herë me thikë Besmirin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. 32 vjeçari ishte nën shoqërinë e miqve të tij, por askush nuk ka reaguar.

Krimi ka ndodhur në pak momente dhe as miqtë e viktimës dhe as klientët e tjerë të lokalit, banorë të fshatit Kryekuq të Divjakës, nuk e kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe se kush ishte autori.

PAMJET: Ky është lokali i Kryekuqit, 25 vjeçari vrau me

Besmir Kumria, viktima e sherrit ne Kryekuq

Menjëherë sapo kanë marrë njoftim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe kanë marrë në pyetje klientët e lokalit. Xheison Toromëni është identifikuar si autor i vrasjes dhe është arrestuar disa orë më pas nga efektivët.

Siç shihet nga pamjet, ngjarja ka ndodhur në një lokal të thjeshtë në Kryekuq, ku klientë të përhershëm janë banorët e fshatit, të cilët mblidhen në mbrëmje dhe teksa konsumojë ndonjë pije, bisedojnë për hallet dhe problemet e zonës së tyre.

PAMJET: Ky është lokali i Kryekuqit, 25 vjeçari vrau me

Policia ne vendin e ngjarjes, ne Kryekuq

Ashtu duket të ketë qenë dhe mbrëmja e djeshme, para se 25 vjeçri Xheison Toromëni të hynte papritur në lokal dhe të vriste në sytë e të gjithë klientëve Besmir Kumrian.

Shtetasi Xheison Toromeni, 25 vjeç, është po ashtu banues në fshatin Kryekuq dhe akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Ndaj të riut po kryhen të gjitha veprimet proceduriale dhe sot pritet t’i komunikohen akuzat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT