Menaxhim skandaloz nga Policia Rrugore e Durrësit, qytetarët mbi 3 orë në trafik! Radhë kilometrike nga “Shkëmbi i Kavajës” drejt Durrësit e Tiranës (PAMJET)

Policia Rrugore e Durrësit dukshëm ka dështuar në zbatimin e detyrës. Këtë e vërtetojnë edhe pamjet e siguruara nga Newsbomb.al. Trafiku i rënduar nga zona e Shkëmbit të Kavajës drejt Urës së Dajlanit, Durrësit dhe Tiranës është kaotik.

Radhët janë kilometrike dhe qytetarët presin prej më shumë se tre orësh në trafikun e rënduar. Asnjë makinë nuk lëviz. Qytetarët janë të bllokuar edhe për shkak të autostradës.

Fëmijë që presin dhe vuajnë nën vapën e kësaj stine, ndihen të pashpresë dhe të tmerruar nga kjo situatë.

Kjo nuk tregon gjë tjetër veçse një keqmenaxhim nga Policia Rrugore e Durrësit e cila dukshëm është në “gjumë”.

Pamje nga trafiku në zonën e “Shkëmbit të Kavajës”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT