Kujdesi mjekësor pranë besimtarëve, hapet për herë të parë qendra shëndetësore verore në Kishën e Shna Ndout në Laç

Pranë Kishës së Shën Ndout në Laç është hapur për herë të parë këtë sezon Qendra Shëndetësore Verore.

Ky shërbim i ri ka për qëllim t’u vijë në ndihmë mijëra pelegrinëve që vizitojnë vendin e shenjtë, veçanërisht gjatë ditëve me temperatura të larta dhe fluks të madh besimtarësh.

Në orët e para të së martës së tretë të muajit gusht, Kisha e Shën Ndout u mbush me vizitorë nga e gjithë Shqipëria. Mes tyre kishte të moshuar, të rinj dhe fëmijë, të cilët pasi kryen ritet fetare, përfituan gjithashtu nga shërbimet mjekësore të Qendrës Shëndetësore të hapur posaçërisht për këtë sezon.

Shërbimi shëndetësor do të qëndrojë i hapur gjatë gjithë periudhës së pelegrinazhit, duke garantuar kujdes të menjëhershëm për çdo rast emergjent.

Kjo qendër përbën një garanci më shumë për sigurinë dhe mirëqenien e mijëra besimtarëve që i drejtohen vendit të shenjt.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT