“Hiq dorë nga miqësia me djalin tonë”, gazetari rrëfen historinë e rinisë: Prindërit e Ramës i kërkuan Artur Zhejit të qëndronte larg Edit

Gazetari dhe autori Roland Qafoku ka rrëfyer një histori nga rinia e Artur Zhejit dhe kryeministrit Edi Rama. Duke folur sot, në ditën e përcjelljes së Zhejit për në banesën e fundit, Qafoku ka treguar për njohjen e hershme të rinisë, mes Edi Ramës dhe Turit.

Kur Artur Zheji ishte përjashtuar nga shkolla, prindërit e Edi Ramës e kishin takuar në Tiranë dhe i kishin kërkuar që të mos shoqërohej më me djalin e tyre, nga frika se mos edhe ai “dilte nga rruga” dhe e përjashtonin, sipas gazetarit.

“Rama ishte një ndër miqtë e tij më të afërt të Artur Zhejit. Ata njihen prej shumë vitesh. Po ta shihje dhe reagimi i Ramës për ndarjen nga jeta ishte plot kode. Në intervistën që kam patur me Zhejin, më tregoi një episod t veçantë në raportin e tyre.

Ka qenë koha kur Rama ishte në shkollë, teksa Zheji ishte pak më i madh se ai. Zhejin e kishin përjashtuar nga shkolla dhe ndërkohë vijonte të shoqërohej me Ramën. Prindërit e këtij të fundit ishin të shqetësuar sepse thoshin që djali ynë po merr rrugë të keqe.

Kishin frikë se e përjashtonin dhe Ramën. Ata takuan Zhejin dhe i thanë ‘Hiq dorë nga miqësia me djalin tonë’. Kjo pastaj u kalua dhe ata mbetën miq të mirë”, ka treguar gazetari dhe autori Roland Qafoku, gjatë një interviste në emisionin “Breaking” në Top News.

Gazetari dhe intelektuali i njohur Artur Zheji u nda nga jeta të shtunë, teksa ndodhej me pushime në Sarandë me familjen e tij. Një arrest kardiak i papritur i mori jetën në moshën 63 vjeçare, duke lënë të hidhëruar familjen, kolegët dhe miqtë e shumtë që kishte bërë gjatë jetës.

Sot, në nder të tij janë mbajtur homazhe në Akademinë e Arteve të Bukura dhe në orën 12:00, trupi i tij është përcjellë për në banesën e fundit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT