FOTO/ Ky është shqiptari që u ekzekutua sot me armë zjarri në kokë, pjesë e grupit famëkeq të hajdutëve në Athinë

Artur Bashimi është shqiptari i cili u ekzekutua me armë zjarri pasditen e sotme në Athinë.

Mediat greke raportojnë se personi në foto u vra sot në zonën “Agio Pandeleimona” të Athinës duke u qëlluar me armë zjarri në kokë.

Forca të forta policie dhe një mjek ligjor kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje, ndërsa po zhvillohen hetime për vrasjes.

Burimet nga vendngjarja tregojnë se në trupin e viktimës gjatë kontrollit iu gjet një pasaportë shqiptare. Pista e parë ku po hetohet është prishje pazaresh droge, por ende nuk ka detaje.

Kjo pasi viktima është emër i njohur për autoritete greke i akuzuar më herët për disa vjedhje. Ai ishte arrestuar në 2022 si pjesë e grupit famkeq të cilët kryenin vjedhje në shtetin grek.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT