Erion Veliaj 77 faqe arsyetim për Gjykatën e Posaçme: Hetimi im të shpallet i pavlefshëm, ka shkelje të rënda (E PLOTË)

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj i ka dërguar një arsyetim prej 77 faqesh Gjykatës së Posaçme, duke kërkuar që hetimi ndaj tij të shpallet i pavlefshëm, pasi, siç thotë ai, avokatët mbrojtës kanë konstatuar shkelje të rënda procedurale.

“Së fundmi, pasi kemi shqyrtuar një pjesë të akteve të vëna në dispozicion nga ana e Prokurorisë në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024 (për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion), kemi konstatuar një sërë shkelje të rënda procedurale me pasojë pavlefshmërinë e veprimeve hetimore dhe provave të marra si pasojë e këtyre veprimeve.

Duke qenë se ndodhemi ende në fazën e hetimeve paraprake ku kërkesat e palëve në proces shqyrtohen nga ana Juaj si Gjyqtar i hetimeve paraprake, në lidhje me këtë procedim penal, paraqesim para Jush kërkesën tonë për konstatimin nga Gjykata të këtyre shkeljeve procedurale dhe rivendosjen në vend të të drejtave dhe garancive procedurale të z. Veliaj duke disponuar sipas kërkimeve të kësaj kërkese”, thuhet në arsyetimin e avokatëve.

Në dokument, Veliaj dhe avokatët e tij argumentojnë se shkeljet e evidentuara nuk janë gabime të izoluar ose teknike, por përbëjnë një “skemë sistematike devijimesh” nga standardet e rregullta të procesit penal.

Sipas kërkesës, këto shkelje përfshijnë fshehjen e subjektit të hetimit, manipulimin e afateve, përdorimin e ekspertëve të brendshëm, shkeljen e privatësisë, mungesën e kapacitetit ligjor të prokurorit dhe përdorimin e kallëzimeve të falsifikuara.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT