Dy të vdekur e dhjetëra të infektuar nga bakteria listeria në Europë, “The Sun”: Vjen nga konsumimi i një djathi të pasterilizuar! Mund të jetë importuar dhe në Shqipëri

Franca ka ngritur alarmin për praninë e bakterit të listerisë në një lloj djathi të pasterilizuar me prejardhje nga qumështi i lopës apo i dhisë. Përgjatë një viti, 2 persona kanë humbur jetën e dhjetëra të tjerë janë infektuar nga konsumimi i këtij produkti.

Ndërkohë një artikull i publikuar nga “The Sun”, ky lloj djathi mund të jetë gjithashtu importuar dhe në Shqipëri, por deri më tani vendi jonë nuk ka konfirmuar asnjë rast të prekur nga ky bakter.

Referuar këtij artikulli, nga dhjetori i vitit të kaluar e deri më sot, në total janë raportuar 21 persona të sëmurë nga bakteri listeria, ku vetëm 18 raste janë zbuluar në qershor 2025, 2 prej të cilëve kanë ndërruar dhe jetë. Të prekurit nga listerioza në Francë ishin të moshës 34 deri në 95 vjeç, kurse 11 prej tyre ishin gra.

Që prej datës 14 prill deri më 9 korrik, vendet si Belgjika, Danimarka, Holanda dhe Norvegjia kanë konfirmuar gjithashtu 4 raste të listeriozës. Të infektuarit janë shprehur se kanë konsumuar djathë të butë të pasterizuar, përpara se të shfaqnin simptoma.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), ekziston mundësia që këto produkte të kontaminuara janë shpërndarë në: Shqipëri, Andorra, Australi, Austri, Belgjikë, Kanada, Çekia,  Danimarka, Estonia, Finlanda, Gjermania, Hong Kong, Hungari, Italia, Japoni, Madagaskar, Malajzi, Holandë, Singapori, Sllovaki, Korea e Jugut, Spanjë, Suedi, Zvicër, Mbretëria e Bashkuar, si dhe Shtetet e Bashkuara”, shkruan “The Sun”.

Deri më tani nuk ka një emër të kompanisë përgjegjëse për hedhjen e këtij produkti në treg ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Listeria është një lloj bakteri, emri i plotë i të cilit është Listeria monocytogenes dhe shkakton një infeksion që quhet listerioza. Ky infeksion shkaktohet pas konsumit të ushqimeve dhe pijeve të ndotura.

Infeksioni në fjalë është më i rrezikshëm tek të rriturit pas një moshe të caktuar, ata me imunitet të dobët dhe veçanërisht gratë shtatzëna sepse mund të nxisë abort. Në rastin e grave shtatzëna, simptomat e infeksionit janë të njëjta me gripin por bakteri kalon placentën duke shkaktuar deformime të fetusit ose humbje të tij. Ky bakter gjendet kudo rreth nesh, në tokë, ujë dhe shumë produkte ushqimore si ato të mishit, qumështi i shtazëve apo nënprodukteve të tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT