Paparacët i nxorrën zbuluar/ Nikolla tregon mesazhet në Whatsapp me Flamur Nokën

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla në studion e “Politiko” në Top News mbrëmjen e sotme tha se protesta e “8 janarit” nuk ka asnjë ngjashmëri me atë të “21 janarit”.
Sipas saj në protestën e këtij viti, ishte një PD e përçarë që protestonin kundër njëri-tjetrit, ndërsa ajo e “21 janarit” ishte protestë qytetarësh kundër qeverisjes.
Ajo gjithashtu ka zbuluar se çfarë fliste në Whatsapp me mbështetësin e Berishës, Flamur Noka, celulari i të cilit u kap nga paparacët.
“Biseda me Nokën ishte për t’i dhënë Berishës fjalën,” tregoi Nikolla. “Dëshiroj që debati i brendshëm i PD, të mos bëhet pjesë e jetës parlamentare. Debati në parlament duhet të jetë shumë i fokusuar,” shtoi ajo.