Uzurpim dhe prerje në besë / Albana Vokshi i “hakmerret” Bashës, ja veprimi që ndërmerr

Lufta mes dy kampeve brenda PD-së nuk po zhvillohet jo vetëm për numrin e mbështetësve dhe për marrjen e plotë të drejtimit të PD-së, por edhe në plan e kontrollimit të rrjeteve sociale.
Albana Vokshi është “hakmarrë” ndaj aktit të kryedemokratit Lulzim Basha që ia hoqi të drejtën e aksesit të faqes zyrtare të Forumit të Gruas së PD-së. Ajo ka hapur një faqe të re në rrjetet sociale të Lidhjes Demokratike të Gruas Shqiptare. Më 13 nëntor Vokshi do të denonconte faktin e heqjes së kontrollit të faqes sociale të Forumit të Gruas, duke e cilësuar si uzurpim dhe besëprerje.
“Lulzim Basha grabit faqen në Facebook të LDGSH. Kohë më parë i kisha dhënë personit përgjegjës për Organizimin Dixhital të Partisë akses si administrator në faqen zyrtare të Facebook të Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, me qëllim që të postonte direkt veprimtaritë e rëndësishme të PD-së. Por, disa ditë më parë, faqa e LDGSH u “grabit” duke hequr nga administratore e çdo lloj aksesi gratë, përfshi dhe mua, që administronim faqen. Ky është një veprim i paligjshëm, tinzar prej besëpreri, duke shfrytëzuar mirëmbesimin që ju kishim dhënë për akses në faqen e LDGSH”, do të reagonte Vokshi më 13 nëntor.
Vokshi është një nga mbështetësit e Berishës dhe i është bashkuar lëvizjes për rrëzimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Ndërkohë që konflikti mes tyre ka qenë edhe për faktin se Basha kërkoi edhe nisjen e zgjedhjeve brenda Forumit të Gruas demokrate, gjë që u kundërshtua nga Vokshi. Rezultati i kësaj përplasjeje është se kemi dy faqe sociale të Forumit të Gruas në rrjetet sociale, një që mbështet Berishën dhe tjetra që mbështet Bashën.
Postimi i 13 nëntorit
Uzurpim dhe prerje në besë – Lulzim Basha grabit faqen në Facebook të LDGSH
Kohë më parë i kisha dhënë personit përgjegjës për Organizimin Dixhital të Partisë akses si administrator në faqen zyrtare të Facebook të Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, me qëllim që të postonte direkt veprimtaritë e rëndësishme të PD-së.
Por, disa ditë më parë, faqa e LDGSH u “grabit” duke hequr nga administratore e çdo lloj aksesi gratë, përfshi dhe mua, që administronim faqen. Ky është një veprim i paligjshëm, tinzar prej besëpreri, duke shfrytëzuar mirëmbesimin që ju kishim dhënë për akses në faqen e LDGSH.
Tani që e kanë kanë grabitur atë, postojnë propagandën e Lulzim Bashës. Shtiren si gra, dhe ofrojnë në emër të LDGSH edhe sulmet që lidershipi aktual I bën forumit të gruas dhe gjithë anëtatarëve të partisë.
Ata që kanë ekzekutuar urdhërin e Lulzim Bashës, duhet ta dinin se grabitja e faqes së LDGSH, uzurpimi dhe përdorimi pa leje I logos dhe simboleve të LDGSH përbën vepër penale.
Cdokush e ka të qartë që urdhëruesi është Lulzim Basha, i cili po tenton të grabisë çdo pushtet të partisë, duke e kthyer atë në pronë private. I vetmuar në zyrën e tij, Zotit Basha ju dashka edhe faqja në Facebook e LDG-së për “të komunikuar” me gratë dhe demokratët që nuk mund t’i takojë dot.
I kërkoj z. Basha të urdhërojë urgjentisht rikthimin e aksesit të faqes së LDGSH e të ndalë sulmet në dinjitetin e mijëra grave demokrate dhe ndërhyrjet brutale në veprimtarinë e LDG-së.
LDGSH, si organizatë partnere e PD, distancohet nga propaganda e lidershipit të PD, e do vijojë veprimtarinë e saj në promovimin dhe përhapjen e vlerave themelore të një shoqërie bazuar mbi mbrojtjen e gruas dhe nga dhunimi e degradimi moral, si dhe evindetimin dhe propagandimin e vlerave tradicionale morale të familjes dhe gruas shqiptare./ Gazeta Shqip